KUÇI: BDI në çdo qeveri të deritanishme, qëllim primar ka pasur zhvillimin e barabartë ekonomik

160

Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi madje ka theksuar në debatin në TV Art se ai edhe përfaqësuesit tjerë të BDI-së, në çdo qeveri të deritanishme kanë pasur qëllim primar, zhvillimin e barabartë ekonomik në Maqedoni, dhe janë koncentruar sidomos në hapësirat shqiptare në vend.

Loading...

Ai, mes tjerash tha se dekadën e fundit Maqedonia perëndimore ka pësuar një transformim total, me hapjen e tre zonave ekonomike në Tetovë, Kërçovë dhe Strugë, transmeton Aktuale.mk.