Heshtja e PDSH-së për qeverinë e ardhshme a nënkupton se kjo parti është në prehrin e Gruevskit?!

890

U bënë disa ditë prej kur presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ia ka dhënë mandatin Nikolla Gruevskit për ta formuar qeverinë e ardhshme.

Ky akt i presidentit Ivanov u komentua në mënyra të ndryshme, ndërsa u deklaruan edhe të gjitha subjektet politike shqiptare me përjashtim të PDSH-së së Menduh Thaçit dhe Azem Sadikut, shkruan Tetova1.

Loading...

Lëvizja Besa deklaruan se nuk do të futen në qeveri me njerëz që janë pjesë e hetimeve të Prokurorisë Speciale Publike.

Aleanca për Shqiptarët thanë që asnjëherë nuk do të futen në qeveri me Nikolla Gruevskin, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë në emisionin Click Plus dha disa opsione për atë se si do të veproje kjo parti. Në mesin e opsioneve ishte që do të bisedoje me Gruevskin, por edhe se mund të qëndroje në opozitë.

E vetmja parti politike shqiptare e cila deri më tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike në lidhje me atë se a do të futet në qeveri me Gruevskin është PDSH-ja e Menduh Thaçit.

Ata, pra, PDSH-ja, përveç që nuk morën pjesë në nënshkrimin e platformës politike të partive shqiptare, janë duke heshtur për atë se a do të marrin pjesë në qeveri me Nikolla Gruevskin?!/Tetova1/