Deri në fund të muajit do të mësohen kryetarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Penale

25

Këshilli Gjyqësor ka pranuar disa nga ankesat për vlerësimin e kandidatëve për kryetarë në Gjykatën Penale dhe atë të Lartë. Kjo do ta prolongojë afatin e zgjedhjes së fituesve por deri në fund të muajit do të dihen emrat e kryetarëve të rinj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Loading...

Kandidatja për rizgjedhje në postin e kryetares së Gjykatës Supreme kërkoi që mbledhja e Këshillit Gjyqësor të jetë publike me qëllim që qytetarët të jenë dëshmitarë se si notohen kandidatët, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga kryetari i Këshillit, Zoran Karaxhovski. Nedellkovska vlerëson se komisioni për notim e ka dëmtuar për shkak se nuk ka vlerësuar punimet shkencore që ajo i ka publikuar në revistat e fushës së drejtësisë me renome ndërkombëtare dhe impakt-faktor.

Kryetarja aktuale e Gjykatës së Lartë (ushtruese e detyrës) dhe kandidate, Snezhana Bajlozova, nuk deshi të komenton vlerësimet e kandidatëve. Përkrah Nedellkovskës dhe Bajzallovës, në garë për postin më të lartë në gjyqësor janë edhe kryetari Jovo Vangelovski dhe gjykatësja Besa Ademi./Telegrafi/