BFI me kërkesë deri tek ambasada franceze për lirimin e Ramushit

38
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-11 14:49:09Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com³

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë sot është drejtuar me një kërkesë publike deri tek ambasada franceze në Shkup ku qëllim kanë lirimin nga burgu të liderit të AAK-së dhe gjeneralit të UCK-së Ramush Haradinaj, informon Zhurnal.

Deri te: Ambasada Franceze në Shkup

Lënda: KËRKESË

Të nderuar,

Duke marrur parasysh se Bashkësia Islame në RM është Institucion që gjithmonë ka qenë, është dhe do të jetë e angazhuar për paqe, mirëqenie dhe stabilitet gjithandej rajonit dhe më gjërë, aktin e arrestimit të Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haredinaj, e konsideron si një provokim politik të shkaktuar nga politika gjenocidale e Serbisë me qëllim të shkaktimit të trazirave destabilizuese dhe të minimit të tërë atij projekti të bashkësisë ndërkombëtare për paqe dhe mirëqenie për Ballkanin.

Loading...

z. Ramush Haradinaj është një vlerë e pakontestueshme kombëtare, është një legjendë e gjallë e popullit shqiptar, i cili ka dhënë prova të fuqishme se është kundër të gjitha politikave dhe aksioneve okupatore të agresorit serb. Duke u rreshtuar në krahun e shteteve të NATO-s, si komandant i UÇK-së, ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb me çka është arritur një paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe më gjërë. Gjykata Ndërkombëtare, Tribunali i Hagës, i pranuar edhe nga Shteti mik i shqiptarëve, Franca, ka dëshmuar se

Ramush Haradinaj ka zhvilluar luftë të drejtë, konform rregullave të luftës dhe është liruar duke u shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat politike serbe.
Sëkëndejmi, habit fakti se si policia franceze ka zbatuar një akuzë politike serbe duke e arrestuar z. Ramush Haradinajn. Sot, për lirimin e tij dhe në shenjë solidariteti me pastërtinë luftarake të z. Haradinajt, anekënd botës po organizohen protesta gjithëpopullore. Bashkësia Islame e Maqedonisë, i përkrah fuqishëm këto protesta dhe kërkon nga organet gjegjëse franceze që urgjentisht t’i shpallin të pavlefshme akuzat politike serbe dhe ta lirojnë birin e kombit shqiptar, z. Ramush Haradinajn.
Me nderime.

Bashkësia Islame në RM
Reisul Ulema,
h. Sulejman ef. Rexhepi