Një bilion dollarë shpenzime për cigare deri ne vitin 2030

24

Shpenzimet e ekonomisë globale, lidhur me pirjen e duhanit, do të tejkalojnë një bilion dollarë në vit, ndërsa nga cigaret jetën do ta humbin 30 për qind më shumë njerëz deri në vitin 2030 në krahasim me deri tani, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i publikuar sot o Organizatës botërore shëndetësore (OBSH) dhe Institutit nacional amerikan për luftë kundër kancerit.

Shpenzimet dukshëm i tejkalojnë shpenzimet globale nga tatimet për cigare, të cilat janë vlerësuar nga OBSH-ja në rreth 269 miliarëd dollarë në periudhën 2013-2014.

Loading...

“Numri i rasteve të vdekjes, të shkaktuara nga pirja e duhanit, pritet të rritet prej rreth gjashtë milionë në vit në rreth tetë milionë deri në vitin 2030. Mbi 80 për qind prej tyre, sipas të gjitha gjasave, do të jenë nga vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare”, ceket në hulumtim.

Rreth 80 për qind e duhanpirësve jetojnë në vendet ku numri i përgjithshëm i tyre në botë po rritet. Sipas ekspertëve shëndetësor, pirja e duhanit është shkak për numrin më të madh të rasteve të vdekjes në botë, të cilat do të mund të parandaloheshin.

Hulumtimi, në të cilin morën pjesë rreth 70 shkencëtarë, tregon se “pirja e duhanit shkakton rreth një bilion dollarë shpenzime në vit për shëndetin dhe humbje nga prodhimtaria e zvogëluar”.

Mes mënyrave të lira dhe efikase për ulje të pirjes së duhanit janë rritja e çmimeve dhe akcizave të cigareve, e tërë politika e kufizimit të duhanpirjes, ndalesa e plotë e reklamave për prodhimet e duhanit dhe paralajmërimet për rrezik nëpër pakot e cigareve.