Qazimi: Menaxherët e shkollave në Tetovë e kanë në dorë nëse duan të shkruajnë me shkumës

60
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-07 08:21:06Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Në këtë klasë mësimdhënësit nuk kanë nevojë që të përlyejnë duart nga shkumësi duke shkruar në dërrasë të zezë, pasi që klasa është e pajisur me dërrasë elektronike. Bankat e karriget të reja, sistemet e avancuara  mësimore me kabinete të pajisura dhe kushtet e  tjera optimale për mësim janë pjesë e shkollës  fillore “Kirili dhe Metodi” në Tetovë. E gjitha kjo është bërë me menaxhim të mirë të fondeve dhe ndjekjen e projekteve dhe trendeve për zhvillim dhe investime në arsim.  Këtë e thotë drejtori i shkollës, Satki Ismaili, duke shtuar se asgjë nga investime që shihen nuk kanë qenë të rastësishme.

“Pa interesimin e një menaxheri të mirëfilltë. pa një qasje pak më të mirë ndaj punës që e bëjmë dhe pa një komunikim, është e vështirë që të menaxhohet shkolla dhe të arrijnë mjetet nëpër shkolla. Askush nuk të vjen të qel derën dhe të thotë ja urdhëro çfarë ke nevoje. Por ne jemi ata të cilët duhet vazhdimisht në kërkim edhe përveç punëve të tjera të mirëfillta edhe në kërkim të mjeteve financiare . Buxhetet që i kemi nëpër shkolla në kushtet dhe rrethanat e shtetit tonë, është buxhet i cili i plotëson kërkesat, mirëpo kërkon një menaxhim të mirëfillte”, u shpreh Satki Ismaili, Drejtor i SH.F.K “Kirili dhe Metodi”.

Nga komuna e Tetovës pranojnë rezultatet e arritura nga kjo shkollë. Sipas tyre, të gjitha të arriturat realizohen kur ka angazhim maksimal dhe entuziazëm.

“Në qoftë se rritet entuziazmi i punës tek stafi mësimdhënës stafi profesional pedagogët, psikologët po ashtu edhe menaxhimet i shkollës menjëherë vjen deri tek përmirësimi i cilësisë totale në arsim sikur se edhe tërheqja e investimeve të cilët janë vendore apo ndërkombëtare. Në këtë drejtim duhet të ceket edhe menaxhimi i fondeve të cilët janë menaxhimi racional dhe i kujdesshëm dhe ekonomik i fondit të cilën e kanë. Në këtë formë nëse kursehet në pozicione të ndryshme të buxhetit, të njëjtat mjete tani mund të shfrytëzohen pastaj për investime dhe për përmirësim të kushteve të laboratorëve apo të mësimdhënies nëpër shkolla”, tha Ahmed Qazimi, shef i Sektorit për Arsim – Tetovë.

Nga kjo shkollë  thonë se nuk ndalen së kërkuari projekte dhe grante të reja për zhvillim dhe investime të reja në sferën e arsimit.

Loading...

“Bën thirrje udhëheqësve të shkollave të tjera që të përcjellin shpalljet nëpër ueb faqet e Ministrive dhe organizatave të huaja për të qenë të informuar në lidhje me grandet dhe projektet që jepen”, tha Satki Ismaili, drejtor i SHF “Kirili dhe Metodi”.

Shkolla fillore “Kirili dhe Metodi” është shkollë multi-etnike në Tetovë me 875 nxënës, e cila u ndërtua në vitin 1989.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=XluUYEWuxqg]