BOGOVINË | Nakil Abdiu edukatorë i kujtuar nga të gjithë!

55

/Nga arkivi i revistës “Shqiptarja” /

Shefqet OSMANI

Loading...

Më 6 Mars të vitit 1997 ndërroi jetë drjëra nga drejtorët e shkollës fillore  “Abdyl Frashëri” në fshatin Bogovinë, rrethina e Tetovës, edukatori dhe mësuesi i devotshëm, Nakil Abdiu.

Mësuesi i madh, Nakil Abdiu, (sot i ndjerë) lindi në vitin 1939. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse për shkaqe ekonomike nuk pati mundësi që menjëherë ta vazhdonte shkollën e mesme, por një verë shkoi të punojë në vendet e ish-Jugosllavisëj ku me shumë mundime arriti të fitojë pak para me të cilat edhe u regjistrua( pas një pauze) në shkollën  Normale “LIRIA” në Shkup.Shkollën normale e kreu me sukses në vittn 1959, edhe atë me sukses të shkëlqyeshëm. Po atë vit shkollor 1959/60 u punësua si mësues në shkollën fillore “Sami Frashëri” në fshatit Pirok. Në vitin shkollor 1960/61 angazhohet si mësues në  vendlindjen e vet, në Bogovinë, ku punoi deri në vitin 1968. Në vitin shkollor 1968 zgjedhet drejtor i kësaj shkolle, të cilën detyrë e ushtroi në tre mandate të plota, deri në vitin 1980/81. Shërbeu si arsimtar i gjuhës angleze deri më vitin 1994, por me vdekjen e të ndjerit Hanif Mehmedi ai ushtroi detyrën e drejtorit deri në vitin 1997.

E deshi shumë arsimin dhe kësaj pune iu përkushtua me dëshirën më të madhe. Vdekja e takoi në prag të festës së Arsimit Shqip, në ditën e madhe të mësuesit shqiptar, më 7 Mars. Mësuesi Nakil është dëshmuar gjatë gjithë jetës  si mësues dhe edukator shembullor, por kontributi i tij ka reflektuar dritë në të gjitha poret e jetës arsimore, edukative dhe kombëtare.

Me përkushtimin më të madh përherë ka qernë në krah të rinisë studentore të fshatit Bogovinë.Ndihmoi me pjesëmarrjen e tij aktive në aktivitetet e ndryshme në Bashkësisë Lokale dhe më gjërë. Në periudhën prej vitit 1963-1967 ishte deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja të kësajë ane i përdori fuqitë maksimale që ato të jenë në nivel të kohës së sotme.

Në periudhën prej vitit 1974-1978 qe këshlltar në Kuvendin e Komunës së Tetovës. Mësuesi Nakil Abdiu kontribut të madh e të rëndësishëm ka dhënë edhe në krijimin e parakushteve më të mira për jetë të banorëve të këtyre anëve, që ato të arsimoheshin dhe të krijonin kushte më të mira për jetë. Kur kolektivi I shkollës së Bogovinës se priste të vijë në punë erdhi lajmi i zi se ai kishte ndërruar jetë. E madhërishme ishte vepra e Nakil Abdiut.