Skandal: Drejtori maqedonas, dënon gjithë profesorët shqiptarë në një shkollë të Tetovës (Dokument)

1672

Në shkollën e mesme profesionale “Mosha Pijade” në Tetovë, drejtori Maqedonas, Aleksandër Baçevski ka dënuar gjithë mësimdhënësit shqiptarë në këtë shkollë për gjoja iventar të dëmtuar nga ana e nxënësve, ndërsa inspektorati shtetëror arsimor hesht sikurse të mos ketë ndodhur asgjë.
Po ashtu vendimet janë shkruar vetëm në gjuhën maqedonase duke mos respektuar ligjin për gjuhën shqipe si dhe duke injoruar përbërjen shumicë të shqiptarëve në këtë shkollë. Nëse vërehen mirë listat e publikuara nga ana e Baçevskit shihet qartë se aty nuk fguron asnjë mësimdhënës maqedonas. Ndryshe, Baçevski erdhi si drejtor pas Sherif Abdurahmanit si pasoj e marëveshjes mes BDI dhe VMRO-së për konstituimin e këshillit komunal të Tetovës, ku Abdurahmani kaloi në postin e zv.drejtorit. Nga ky dënim duket qartë që ndihmësit e Baçevskit janë vetëm numër dhe të pafuqishëm për ti mbrojtur mësimdhënësit shqiptar. “Nëse Baçevski nuk e tërheq këtë vendim të pabazuar atëher mësimdhënësit do ta bojkotojn mësimin deri në dorheqen e tij”, thotë një mësimdhënës në kushte anonimiteti për Lajm.

 

Loading...