Shënimi i njëqindvjetorit të lindjes së Esad Mekulit në Restauratin Arbi në Tetovë

115

Shkruan :Edibe Selimi-Osmani

Me rastin e Festës së fundvitit, Zotëruesi Xhelali,në Restaurantin Arbi në Tetovë,si gjithmonë fton,nderon artist,poet nga mbarë trojet shqiptar,është adhurues i librit . Edhepse autorët e veprave përballen me vështirësi të mëdhaja ekonomike për ta pa dritën një vepër,z.Xhelali, është i gatshëm gjithmonë ta ndihmoje si autorin ashtu edhe kulturën shqiptare në përgjithësi.

Në Tetovë, egzistojnë edhe shumë biznismen,por e kanë të vështirë të jenë zemërgjërë si z.Xhelali. Dr.prof.Vebi Bexheti, përkujtoi njëqindvjetorin e lindjes së poetit,akademikut Esad Mekulit,shkëmbej lirisht mendime për veprat mbi poezitë e autorit. Në librin e parë e më të spikatur të tij, “Për ty”,Bexheti,potencoi se mungojnë motivet e përjetshme të poezisë si ai i vdekjes, i dashurisë; Esad Mekuli, është poet i popullit dhe i problemeve të tij më qenësore, poet i problemeve historike dhe shoqërore.

Loading...

“Fama e tij mund të matet me famën e Majakovskit, Apolinerit, Lorkës a Eseninit në vendet e tyre” dhe e quati “tribunus plebis” (tribun popullor). Ja si gjëmon Esad Mekuli me vargun e tij në poezinë “A asht fajtor shqiptari?”: …A asht fajtor shqitpari pse, si të tjerët, po don të jetojnë si Njeri në të vetat sot e përjetë? A asht fajtor pse përkundër dhunës qindron Nën qiellin e Kosovës loke, në trollin e të parëve të vet!”(citat) Me të vërtetë poezia lind nga dashuria për të rijetuar jetën në vargje siç shkruan Actavio Paz, poetja e dalluar tetovare Vjollca Berisha, zgjodhi dhe recitoi vargje nga libri Për ty , të autorit Esad Mekulit. Ndërsa Daim Iljazi, i njohur me botime të shumta në poezi,njëri ndër organizatorët e Klubit,foli për aktivitetet e zhvilluara të Klubit gjatë vitit 2016. Në emër të Klubi të Shkrimtarëve të talentuar, i ndau Mirënjohje pronarit të Restaurantit Arbi.

Krijues të rinj e të vjetër, poetë e poete, recituan qindra vargje mahnitëse që ishte një kënaqësi e veçantë të gjendesh në mesin e tyre. Në përmbyllje të kësaj ore letrare që gjetëm ngrohtësinë shpirtërore dhe respektin nga pronari dhe të punësuarit në këtë restaurant për të gjithë të pranishmit z.Xhelali, në shenjë respekti, dhuroi veprën madhore të Bardhyl Mahmutit Mashtrimi i Madh , (faq.590),ku autori ka aplikuar në tërësi kriteriumet shkencore, duke marrë atë distancë profesionale të nevojshme, që të dëshmojë dhe ka argumentuar mashtrimin e madh që u bëhet shqiptarëve.

Sipas Mahmutit,qëllimi ka qenë aplikimi i gjenocidit ndaj shqiptarëve. Mahmuti nuk lë pa thënë se falë një angazhimi ndërkombëtarë është arritur që përmasat e këtij gjenocidi të jenë më të vogla(Citat). Pjesëmarrësit u ndanë duke uruar gjithë shqiptarëve kudo qofshin në botë një Vit të Ri plot suksese individuale dhe kolektive. 17.12.2016 Tetovë