Skandal me testin kontrollues për klasën e gjashtë fillore në gjuhën shqipe (Dokument)

144

Skandalet nga Ministria e Arsimit në Maqedoni nuk kanë të ndalur. Dita ditës po shtohen ato, ndërsa skandali i fundit ndodhi në një shkollë fillore të rrethit të Strugës, ku në testin kontrollues nga njohuritë e përgjithshme për nxënësit e klasës së gjashtë të shkollës fillore, nga dhjetë (10) pyetjet e parashtruara, katër (4) prej tyre janë pyetje konkrete për besimtarët e besimit krishter-katolik. Janë këto pyetje që janë në vazhdim të pyetjes me numrin rendor 5, “Çka është religjioni?” dhe vijojnë:

  • Kush është nëna e Jezu Krishtit?
  • Loading...
  • Mbi mësimet e kujt është themeluar religjioni i krishterë?
  • Numëroji dhjetë Urdhëresat e Zotit (disa)!?
  • Çfarë festa festojnë katolikët?….

“Teste të këtilla, mbase janë praktikë në shkollat fetare krishtere, por ama, në shkollat fillore të sistemit arsimor në Maqedoni, ku shteti është i ndarë nga feja-feja është e ndarë nga shteti, kjo nuk ka se si spjegohet ndryshe pos skandal i llojit të vet, e meritë për këtë kanë edhe këshilltarët shqiptar në Ministrinë e arsimit dhe të sektorit pedagogjik. Dhe sa për ilustrim dhe dëshmi, nxënësi që e ka “plotësuar” këtë test kontrollues është vlerësuar me notën “Pamjaftueshëm” (1+).”, theksuan arsimtarë strugan, që alarmojnë eliminimin e këtyre skandaleve që po dëmtojnë fëmijët. (Mehmet Latifi/INA)

testi