REFORMAT NË ARSIM, PRIORITET PËR EDUKIMIN E GJENERATAVE TË REJA

26

Reformat e arsimit në sistemit edukativo-arsimor janë temat e përgatitura nga tri ekipe hulumtuese në shkollat fillore, të mesme dhe të larta, sipas programit të Cambridge. Pas kërkimeve disa mujore, në organizimin e fondacionit Fridrih&Erbert dhe në bashkëpunim me Institutin e progresit për demokraci sociale, sot u bë promovimi i tri dokumenteve të politikave publike, të cilat profesori Aleksandar Spasov, i kategorizon më problematiket në zbatimin e programit arsimor, sipas standardeve evropiane. Sipas tij, në dekadën e fundit është zbatuar një proces i reformave në arsim, por nuk ka treguar rezultat pozitiv.

Loading...

“Formalisht asnjëherë nuk ishte ndërprerë, por me të gjitha reformat e pasuara nga viti 2007-2008, përsëri nuk ishte zbatuar plotësisht. Nuk them se ai ishte akti më i mirë i sjellë në fushën e arsimit, por ishte rezultat i procesi gjithëpërfshirës, në të cilin të gjitha palët që kanë pasur çfarë të thonë ishin të përfshirë në procesin e planifikimit”, tha Aleksandar Spasov.