28 Nëntori edhe në ShMPK “Mosha Pijade, Tetovë

113

Në vazhdën e aktiviteteve të shumta që u mbajtën në komunën e Tetovës, s’kishte si mos të organizohej edhe një manifestim për nder të Ditës së Flamurit, 28 Nëntorit edhe në Shkollën e Mesme Profesionale Komunale “Mosha Pijade”, Tetovë. Me një program të begatshëm artistik kjo ditë u shënua edhe në ambietet e këtij institucioni arsimor ku të pranishëm ishin nxënës, stafi i shkollës, prindër, udhëheqësi i sektorit për arsim, Ahmed Qazimi dhe përfaqësues të komunës. Për programin artistik me poezi, recitale, drama u kujdes profesoresha e gjuhës dhe letërsisë shqipe në këtë shkollë, Brunilda Kuçi. Mes të tjerash për veçantinë e kësaj ditë foli edhe zëvendës drejtori Sherif Abduramani.
Dona Kuçi/ Tetova1mosha-pijade-tetove mosha-pijade

Loading...