Nxënësit tetovar në vizitë te Tv Koha

184

Kohët e fundit të rinjtë tetovarë po shprehin nteresim për gazetarinë televizive. Shpesh me vetdëshirë, por ndonjëherë edhe duke i nxitur rrethi, familja apo edhe mësimdhënësit. Me iniciativë të profesoreshës së gjuhës dhe letërsisë shqipe, njëherit edhe kryetare e aktivit të gjuhës shqipe, nxënësit e shkollës së mesmë profesionale komunale“Mosha Pijade” sot vizituan televizionin “Koha” në Tetovë. Ata u informuan se si është një ditë e zakonshme në këtë medium, vizituan ambietet dhe u njoftuan me stafin profesional. Ish gazetarja, tashme profesoresha Brunilda Kuçi u shpreh se e sheh të nevojshme që përveç pjesës teorike, t’ju tregoj nxënësve edhe punën praktike në televizion. Ndërsa nxënësit e kësaj shkolle, pavarësisht profileve të ndryshme u shprehen se profesoresha i ka kushtuar disa orë mësimore kësaj lëmie dhe atyre i është shtuar kureshtja. Si gjithmonë mikpritës u tregua dhe pronari i televizionit “Koha”, Mevaip Abdiu duke qënë i gatshëm t’i pergjigjet secilës pyetje të nxënësve.

Loading...

https://www.youtube.com/watch?v=UUbZLZRtN9Y

koha televizioni-koha