Studentët e UEJL-it kundër bashkëpunimit me universitetin ‘Nënë Tereza’ (Video)

160

 

Studentët e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) kanë shprehur pakënaqësitë e para për bashkëpunimin me universiteti “Nënë Tereza” dhe janë totalisht kundër bashkimit të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Loading...

Burime të Alsat nga parlamenti studentor, njoftojnë se studentët kanë reaguar ashpër duke e quajtur diskriminim në bazë financiare mësimin e studentëve në një objekt bazuar në shumën e parave që paguajnë për semestër. Ata thonë se paguajnë shumëfish me tepër se kolegët e tyre nga universitetet publike dhe nuk pajtohen të ndajnë kushtet e njëjta me studentët e UNT-së.

Jozyrtarisht mësohet se studentët janë totalisht kundër shkrirjes së dy universiteteve në një, kjo për shkak të dallimeve mes universiteteve private nga ata publike. Për të shprehur publikisht pakënaqësitë e tyre, mësojmë se studentët kanë paralajmëruar protesta, organizim të peticionit dhe janë kërcënuar me tërheqje të dokumenteve.
Burime të Alsat thonë se nga rektorati i këtij universiteti është premtuar se bashkëpunimi nuk do të ndikojë në cilësi dhe nuk do të ketë përzierje të politikave arsimore. Gjithashtu jozyrtarisht mësojmë se për fillimin e vitit të parë akademik, UNT-së i janë ndarë vetëm dy klasa, në objektin e UEJL-së, në Shkup.

Për të gjitha këto informacione, Alsat kërkoi konfirmim nga Universiteti i Evropës Juglindore, por deri në këto momente, nuk kemi asnjë përgjigje. Ditë më parë, nga UEJL nuk konfirmuan shkrirjen e tyre në UNT por thanë se janë për gjetjen e modeleve të qëndrueshme për universitetin me qëllim të ruajtjes së misionit dhe standardeve ndërkombëtare të krijuara në universitet. Shkrirjen e mundshme e ka komentuar edhe ministri i Arsimit Pishtar Lutfiu, sipas të cilit, është proces që duhet të ndodhë natyrshëm. /Alsat/

https://www.youtube.com/watch?v=qYUyyhwAwQU